GJKKO vendos sot për fatin e dosjes “Veliaj”, mbahet seanca paraprake

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot seancën paraprake për dosjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehur të tjerë, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë në fazën e gjykimit.

Seanca pritet të nisë në orën 11:30 dhe vjen pas shtyrjes së mëparshme, e shkaktuar nga mungesa e kryebashkiakut Veliaj dhe disa prej avokatëve mbrojtës. Këtë herë, trupa gjykuese pritet të marrë një vendim përfundimtar mbi ecurinë e dosjes.

Më herët, GJKKO ka refuzuar kërkesat e Veliajt për akses në dosje gjatë qëndrimit në paraburgim, si dhe kërkesën për të mos u mbajtur në kafazin e qelqtë gjatë seancave.

Prokuroria e Posaçme e akuzon kryebashkiakun për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Nga ana e tij, Erion Veliaj i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se procesi ndaj tij është i padrejtë dhe i pambështetur në prova.

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme do të përcaktojë nëse dosja “Veliaj” do të kalojë në gjykim të plotë apo do të ndalet në këtë fazë paraprake.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033