GJKKO liron nga burgu të dashurën e Safet Bajrit, ish-missin Eria Ago

GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e dyshuar për ndihmën dhe dijeninë lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.

SPAK ka ngritur akuza ndaj Agos për përkrahje të autorit të krimit, duke e konsideruar atë si një nga ndihmësit kryesorë të vrasësve. Ajo u arrestua më 26 shkurt të këtij viti dhe mbahej në burgun e grave në Pogradec.

31-vjeçarja, ish-miss, ka mohuar çdo akuzë, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me vrasjen e Licit. Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar argumentet e mbrojtjes dhe ka vendosur të vijojë masën e sigurisë, duke e transferuar në arrest shtëpie.

Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025, pasi akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit.

Ndaj Postimin: