Gjirokastra, netët e verës nën ritmet e isos.

Çdo mbrëmje, në netët e verës dhe në kulmin e sezonit turistik, Gjirokastra mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.

Në qytetin e gurtë, tingujt e isos përqafojnë kalldrëmet, këngët ngjiten në sokakë dhe jehona e tyre përhapet në Pazarin karakteristik, aty ku muzika dhe historia bëhen një.

Me gjirokastritët e grupit “Saranda”, qytetit të gurtë iu shtua edhe një tjetër mbrëmje muzikore, nga ato që bashkojnë qytetarët, turistët vendas dhe të huajt në një atmosferë të veçantë.

Nën gurët dhe dëshmitë e historisë, muzika sjell një tjetër dimension në netët e verës. Grupet folklorike që performojnë në Gjirokastër po i japin një shije të veçantë këtij sezoni turistik, duke rikthyer traditën dhe këngën popullore në hapësirat karakteristike të qytetit.

Nga freskia e mbrëmjeve te muret e Kalasë, e deri te kalldrëmet e Pazarit, Gjirokastra pushtohet çdo natë nga tingujt e muzikës.

Një qytet ku historia nuk mbetet vetëm në gurë, por merr jetë përmes këngës, traditës dhe atmosferës së netëve të verës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033