Gjirokastër: Arrestohet një shofer pas përplasjes; një tjetër procedohet për goditjen e një kali

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 64-vjeçar me banim në Greqi, i cili u përfshi në një aksident në rrugën Gjirokastër–Kakavijë. Ai dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me automjetin e drejtuar nga një 30-vjeçar nga Tepelena. Të dy drejtuesit, si edhe pasagjerët, kanë pësuar dëmtime të lehta.

Në një rast tjetër, është nisur procedim penal ndaj shtetasit A. K., 34 vjeç, nga Durrësi. Sipas policisë, ai humbi kontrollin e automjetit në aksin Gjirokastër–Tepelenë, duke goditur një kalë. Materialet për ngjarjen janë dërguar në Prokurori për vijim të hetimeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033