Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në lumin Osum, në territorin e bashkisë Dimal. Policia ka bërë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Th.K., 93 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake nga uniformat blu, gjatë këqyrjes fillestare të trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Megjithatë, autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes, ndërsa trupi i viktimës pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.


