Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Barkanesh, në periferi të Tiranës, ku një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal uji.
Viktima është identifikuar si shtetasi M. D., 86 vjeç. Sipas verifikimeve paraprake, në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshimet fillestare tregojnë se i moshuari, si pasojë e terrenit të vështirë, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë në kanal, çka ka sjellë humbjen e jetës.
Ngjarja po trajtohet si aksidentale, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Autoritetet po vijojnë sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


