Sokol Balla ka akuzuar gjyqtarin Gent Ibrahimi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”.
Në emisionin e dy netëve më parë, Balla ka thënë se ishte e papritur që Ibrahimi të votonte kundër kërkesës së Ramës, pasi ai konsiderohet si gjyqtar i tyre.
Por Balla thotë se ka një shpjegim për këtë qëndrim.
Sipas tij, Gent Ibrahimi ka votuar kundër Ramës, pasi është shantazhuar me një video erotike.
Balla deklaron se kjo video ekziston prej kohësh dhe se për të janë në dijeni edhe familjarët e Ibrahimit.
Gazetari e ka sfiduar Gent Ibrahimin që, nëse e përgënjeshtron këtë pretendim, ai do të publikojë videon erotike.