Fushë-Krujë, 19-vjeçari goditet për vdekje teksa shtynte makinën e prishur

Mbrëmjen e djeshme, në dalje të Fushë-Krujës, një ngjarje e rëndë ka marrë jetën e 19-vjeçarit Irdi Laçi. Burimet paraprake bëjnë të ditur se i riu po shtynte një automjet të tipit “Mercedes”, që kishte mbetur i fikur në mes të rrugës, kur një fuoristradë e përplasi fatalisht.

Shoferi i fuoristradës është ndalur menjëherë pas aksidentit dhe më pas është vetëdorëzuar në polici. Hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për rikonstruktimin e saktë të momentit të përplasjes.

Ndaj Postimin: