Atmosfera festive e fundvitit po shoqërohet me një barrë të rëndë ekonomike për shumë familje, për shkak të rritjes së çmimeve në treg. Produktet që tradicionalisht konsumohen gjatë kësaj periudhe janë shtrenjtuar, duke vënë në vështirësi qytetarët.
Në tregje dhe supermarkete, blerësit konstatojnë se çmimet e ushqimeve, produkteve të freskëta dhe artikujve të tjerë janë rritur, ndërsa të ardhurat kanë mbetur të pandryshuara. Kjo situatë ka bërë që shumë familje të ndryshojnë planet e tyre për festat dhe të kufizojnë shpenzimet.