Forcat Operacionale të burgjeve janë nisur nga Tirana drejt institucionit të vuajtjes së dënimit në Durrës, ku po kryhen kontrolle dhe verifikime në lidhje me të dënuarin Altin Ndoci.
Burimet bëjnë me dije se kontrollet po përqendrohen në ambientet e qëndrimit të tij, përfshirë qelinë dhe personat me të cilët ka qenë i akomoduar. Qëllimi i veprimeve është të verifikohet nëse persona të tjerë kanë pasur dijeni për një plan të mundshëm arratisjeje apo kanë bashkëpunuar në përgatitjen e tij.
Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu çdo element tjetër që mund të ndihmojë në identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm dhe në sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Kontrollet në burgun e Durrësit janë në vijim.