Trajneri i Kosovës, Franco Foda, shprehu optimizëm të madh për mundësinë që Kombëtarja e Kosovës të ngjitet në Ligën B të Nations League para ndeshjeve të rëndësishme kundër Islandës. Foda e theksoi se objektivi i tij është që ekipi të përmirësohet dhe të tregojë cilësitë e tij ndaj kundërshtarëve më të fortë.
Sipas Fodës, dallimi midis Ligës B dhe Ligës C është i dukshëm, dhe për këtë arsye, ngjitja në Ligën B ka një rëndësi të madhe për ekipin. “Ka kundërshtar më të fortë në Ligën B dhe duhet të ngrihemi për t’u përballur me ta”, tha ai, duke theksuar se ndeshjet e ardhshme janë një mundësi e shkëlqyer për t’u testuar.
Ai shtoi se, në ndeshjet e kaluara, Kombëtarja ka treguar përmirësime të dukshme, veçanërisht në përballjen me Rumaninë, ku Kosova ka demonstruar një lojë dominues dhe të fuqishme. “Kemi treguar se mund të jemi dominues, por duhet të luajmë lojë intensive nga minuta e parë në përballjen me Islandën”, theksoi Foda.
Trajneri i Kosovës gjithashtu foli për atmosferën brenda skuadrës, duke shprehur optimizëm për rikuperimin e disa lojtarëve të rëndësishëm. “Valon Berisha dhe Amir Rrahmani janë në fazën e rikuperimit, dhe shpresoj që të kemi të gjithë lojtarët në dispozicion për ndeshjen e Islandës”, shtoi ai.
Përsa i përket Islandës, Foda e konsideron atë një kundërshtar të fortë, që luan një lojë taktike dhe ka lojtarë individualë me cilësi të lartë. Megjithatë, ai theksoi se Kosova duhet të mbetet e përqendruar dhe të zbatojë detyrat e saj taktike për të marrë fitore. “Duhet të luajmë me intensitet dhe të jemi të fokusuar nga minuta e parë”, tha Foda.
Foda përfundoi duke thënë se ndeshjet e ardhshme janë të rëndësishme për ekipin, dhe se duhet të fitojnë të dyja për të arritur objektivin e ngjitjes në Ligën B. “Shpirti luftarak dhe përkushtimi në fushë janë të domosdoshëm për të arritur suksesin”, përfundoi trajneri i Kosovës.