Fluks fëmijësh në Pediatrinë e Fierit, shtohen virozat në fundvit

Gjatë ditëve të fundit të vitit 2025 është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve që i drejtohen Pediatrisë në Fier. Sipas mjekëve, shkak kryesor mbetet përhapja e virozave, e favorizuar nga kontaktet në ambiente të hapura dhe të mbyllura, pavarësisht pushimeve shkollore.

Rastet që paraqiten në urgjencën pediatrike arrijnë deri në 120 vizita në 24 orë, ndërsa aktualisht në repartin e Pediatrisë janë të shtruar rreth 25 fëmijë. Një pjesë e tyre pritet ta kalojnë ndërrimin e viteve në spital.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033