Flet motra e të plagosurës në Korçë: Autori e përndiqte prej kohësh.

Marjana Plaka, motra e të plagosurës Manderina Çela, ka dhënë një intervistë lidhur me ngjarjen që ndodhi së fundmi në Korçë.

Marjana ka rrëfyer se autori i kishte zënë pritë motrës së saj në rrugën pranë spitalit, duke e sulmuar papritur.

Sipas saj, në momentin kur ndodhi sulmi, motra e saj po kalonte rrugën afër spitalit, kur autori doli para saj, e rrëzoi në tokë dhe e goditi me thikë. Marjana tha se ky person kishte një histori të gjatë përndjekjeje dhe nuk ishte hera e parë që ngacmonte motrën e saj.

“Motra ime kishte përfunduar lidhjen me të para dy vitesh, por ai nuk e linte të qetë. Madje e ndiqte vazhdimisht, duke e vënë në presion psikologjik. Manderina e kishte denoncuar dhe ishte pajisur me urdhër mbrojtje nga policia, por kjo nuk e ndaloi atë,” rrëfeu Marjana.

Autori ishte larguar në Greqi për një periudhë katërmujore, por sapo u kthye, vazhdoi përndjekjen e saj. Edhe kur motra e saj përpiqej të shpjegonte se kishte krijuar një jetë të re me burrë dhe fëmijë, ai nuk e linte rehat.

Sipas Marjanës, ajo ditë tragjike ndodhi kur motra e saj po shoqëronte nipin për në spital. Autori e pa atë, u afrua dhe e sulmoi pa paralajmërim, duke e rrëzuar përtokë dhe e plagosi me thikë.

Ngjarja ka tronditur familjen dhe komunitetin, duke ngritur edhe një herë shqetësimin për sigurinë e grave që janë të rrezikuara nga përndjekja, pavarësisht masave ligjore të marra.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera