Skuadra vlonjate vazhdon përgatitjet intensive për rikthimin në Superiore me ndeshjen e radhës miqësore në Bolu.
Flamurtari po vijon fazën përgatitore në Turqi, nën drejtimin e trajnerit Karlos Garsia, i cili po punon intensivisht me skuadrën për të përgatitur grupin për sezonin e ri në Superiore. Gjatë qëndrimit atje, ekipi po zhvillon ndeshje miqësore për të testuar gjendjen e lojtarëve dhe për të përmirësuar skemat e lojës, duke u fokusuar në kërkesat e teknikut spanjoll.
Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë miqësore kundër Keçiorengyçy, një klub turk, Flamurtari ka caktuar tashmë edhe sfidën e dytë përgatitore. Në resortin e Bolusë, ku qëndron aktualisht ekipi, ndeshja e radhës zhvillohet të sot në orën 17:00, dhe kundërshtari do të jetë Turan Tovuz, një nga ekipet kryesore të elitës së futbollit azer.
Turan Tovuz vjen për një përballje interesante me vlonjatët, pasi edhe vetë po përgatitet për sezonin e ardhshëm dhe ka zgjedhur Turqinë për fazën përgatitore. Ky duel do të shërbejë si një provë serioze për Flamurtarin, për të vlerësuar përgatitjen fizike dhe taktike të ekipit.
Kjo ndeshje është pjesë e planit të trajnerit Garsia për të përmirësuar performancën e skuadrës dhe për të bërë ndryshime strategjike që do të ndihmojnë në synimin e rikthimit në kategorinë superiore me sukses.
Flamurtari po e përdor këtë periudhë përgatitore në Turqi për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të krijuar frymën e duhur për sfidat që do të vijnë në kampionat.


