Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Fier–Vlorë, duke u djegur pothuajse plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes, ndërsa sipas të dhënave paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.
Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkrumbuar mjetin.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo rrethana të tjera.