“Të nderuar drejtues të Policisë, efektivë dhe të pranishëm,
Sot jemi mbledhur për të nderuar 113 vite histori, përkushtim dhe shërbim ndaj qytetarëve nga Policia e Shtetit. Dua t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë për punën tuaj të vështirë, shpeshherë të panjohur, por thelbësore për rendin dhe sigurinë publike.
Policia është themel i shtetit ligjor dhe ju jeni shtylla që mban çdo ditë në këmbë jetën e qetë të qytetarëve tanë. Si deputet i Lushnjës, angazhohem të jem zëri juaj dhe të mbështes çdo nismë që fuqizon dhe modernizon këtë institucion të rëndësishëm.
Urime për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe faleminderit për shërbimin tuaj të ndershëm!”!