Këto pamje vijnë nga Kisha e Shën Gjergjit, në zemër të qytetit të Fierit, ku që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra besimtarë të krishterë u mblodhën për të festuar lindjen e Krishtit.
Atmosfera e mbushur me lutje, përulësi dhe dritën e qirinjve u pasurua nga mesha e shenjtë, e drejtuar nga Metropoliti i Fierit dhe Apolonisë, Hirësia Nikolla, i cili përcolli një mesazh të fuqishëm për paqe, dashuri dhe unitet shpirtëror.
Krishtlindja, për besimtarët, mbetet një ditë e shenjtë reflektimi dhe ringjalljeje shpirtërore, një kohë për të përqafuar mirësinë hyjnore dhe për të rikthyer shpresën në zemrat e njerëzve.
Kjo ditë e shënuar për besimtarët e krishterë është një simbol i besimit ndaj Zotit, i mirësisë hyjnore dhe i shpresës për më shumë dritë në jetën e çdo njeriu.
Nga gazetari Ndricim Gjoshi.