Fermerët e polizhanit Dimal : Shalqiri mbetet në ara, çmimi nuk mbulon as kostot.

Fermerët e zonave të të fshatit polizhan të bashkise Dimalë po përballen me vështirësi në shitjen e prodhimit të shalqirit. Sipas tyre, një pjesë e madhe e prodhimit po mbetet pa u tregtuar, ndërsa çmimi i ofruar nga grumbulluesit është shumë i ulët dhe nuk mbulon kostot e kultivimit.

Ata shprehen se kanë investuar gjatë gjithë sezonit në farë, ujitje, plehra dhe punime bujqësore, por në fund të sezonit po e kanë të pamundur të sigurojnë fitim. Në disa raste, fermerët thonë se janë detyruar ta shesin prodhimin në anë të rrugës ku pjesa më e madhe ka mbetur në arë, pasi shitja me çmimet aktuale u sjell humbje.

Fermer prodhues të shalqirit ne këtë zone jashtë kamere ngrenë edhe një tjetër shqetësim. Sipas tyre , përdorimi i pakontrolluar i kimikateve nga një pjesë e kultivuesve ne disa zona ka ndikuar negativisht në besimin e konsumatorëve, duke ulur kërkesën për shalqirin vendas.

Fermerët kërkojnë më shumë kontroll mbi përdorimin e produkteve fitosanitare, si dhe politika mbështetëse që do t’u mundësojnë një treg më të sigurt dhe një çmim të drejtë për prodhimin e tyre.

Ata paralajmërojnë se, nëse kjo situatë vijon edhe në sezonet e ardhshme, shumë kultivues mund të heqin dorë nga mbjellja e shalqirit, duke rrezikuar një nga kulturat bujqësore më të rëndësishme të zonës .

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033