Fermerët e Myzeqesë po përballen me një ulje të paprecentë të çmimit të rrushit, duke ulur ndjeshëm edhe fitimet e tyre.
Qarku i Fierit, njihet për traditën në vreshtari dhe fermerët në këtë qark shesin në të gjitha tregjet në vend. Gjithashtu një sasi e madhe rrushi është e destinuar për eksport në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo praktikë e kthyer në traditë sillte më shumë të ardhura në xhepat e fermerëve, por edhe një mundësi fitimi afatgjatë.
Ulja e çmimit nga 80 në 50 lekë për shitjen me shumicë ka ndikuar në fitimet e fermerëve, të cilat do të jenë më të pakta. Gjithashut ndalimi i subvencioneve nga BE-ja për fermerët tanë ka bërë që opsionet e largimit nga vendi të rriten.
Sipas Instat në vitin e kaluar prodhimi i rrushit në vend kapi shifrën e 211.2 tonëve, një sasi e konsiderueshme pëe një treg si ky i yni. Sasinë më të madhe e ka prodhuar pikërisht qarku i Fierit, me qytetet Fier e Lushnje.
Por zhvillimet e fundit pritet të dekurajojnë fermerët, të cilët kërkojnë së paku investimin e tyre. Kjo vjeshtë do të dëshmojë edhe një të dhënë tjtër, sasinë e prodhimit të verërave, e cila gjithashtu pritet të ulet.