Federata e Kolombofileve Shqiptare ndan çmimet kombëtare për fituesit e vitit 2025

Federata e Kolombofileve Shqiptare zhvilloi ceremoninë e ndarjes së çmimeve, trofeve dhe certifikatave të vlerësimit për fituesit kombëtarë të vitit 2025.

Veprimtaria u organizua nga Federata, e ligjëruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe e njohur zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke shënuar kulmin e sezonit kombëtar të garave.

Gjatë ceremonisë u vlerësuan sportistët dhe klubet që u dalluan për rezultatet e arritura gjatë vitit 2025, ndërsa u theksua rëndësia e respektimit të rregullave sportive dhe e zhvillimit të qëndrueshëm të kolombofilisë në Shqipëri.

Federata vlerësoi kontributin e të gjithë pjesëmarrësve dhe theksoi se aktivitete të tilla synojnë të forcojnë organizimin, garën e ndershme dhe përfaqësimin dinjitoz të këtij sporti në nivel kombëtar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033