Jennifer Lawrence dhe Josh Hutcherson pritet të rikthehen në botën e “Hunger Games”, në filmin e ri pararendës që do të dalë vitin e ardhshëm. Dy aktorët, të cilët u panë për herë të fundit së bashku në “Mockingjay Part 2” në vitin 2015, do të rikthehen si Katniss Everdeen dhe Peeta Mellark në “The Hunger Games Sunrise on the Reaping”.
Sipas mediave amerikane, rolet e tyre do të shfaqen në një skenë të shkurtër që lidhet me materialin origjinal të librit në të cilin bazohet filmi. Kompania prodhuese Lionsgate nuk ka komentuar ende për lajmim.
Lawrence është shprehur më herët se do të ishte e gatshme të rikthehej “pa hezitim” në rolin që e bëri të njohur në mbarë botën. Edhe Hutcherson muajin e kaluar deklaroi se “do të vinte menjëherë” nëse do t’i kërkohej.
Lajmi ka entuziazmuar fansat e sagës, të cilët kanë reaguar masivisht në rrjetet sociale. Disa e kanë krahasuar rikthimin e tyre me kthimin e një artisti shumë të dashur, ndërsa të tjerë e quajnë një ngjarje pothuajse “biblike”.
Megjithatë, një pjesë e fansave janë shprehur se do të preferonin që informacioni të mbahej sekret deri në publikimin e filmit, për të ruajtur surprizën emocionale.
Filmi i ri përfshin gjithashtu aktorë si McKenna Grace, Maya Hawke dhe Ralph Fiennes, dhe pritet të publikohet në kinema në nëntor të vitit 2026.
Libri “Sunrise on the Reaping” i autores Suzanne Collins u bë menjëherë bestseller global, duke shitur mbi një milion e pesëqind mijë kopje gjatë javës së publikimit. Saga e “Hunger Games” ka gjeneruar deri tani rreth 3.3 miliardë dollarë që nga nisja e saj në vitin 2012, dhe mbetet ende një fenomen i fortë i kulturës pop.


