26 Janari shënon lindjen e një prej figurave më të ndritura të kombit shqiptar – Fan Stilian Noli, rilindësi, atdhetari, kleriku dhe udhëheqësi që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë. I lindur më 1882, ai u bë zëri i fuqishëm i kombit në betejat për identitet, pavarësi dhe kulturë kombëtare.
Themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Noli u bë simbol i përpjekjeve për një besim kombëtar të pavarur dhe një Shqipëri moderne. Një figurë me horizont të gjerë intelektual, ai përktheu vepra të mëdha letrare, drejtoi qeverinë shqiptare në një moment kritik dhe mbeti gjithmonë një udhëheqës shpirtëror për shqiptarët, kudo që ndodheshin.
Sot, në përvjetorin e lindjes së tij, kujtojmë jo vetëm një njeri, por një epokë, një frymë dhe një ideal të pastër kombëtar. Fan Noli mbetet një burim frymëzimi për brezat e rinj dhe një dëshmi e gjallë se sa shumë mund të bëjë një njeri kur i përkushtohet kombit dhe kulturës.
Nga Ndricim Gjoshi !