Evis Sala dorëhiqet si ministre e Shëndetësisë

Dorëhiqet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Evis Sala ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se “do të vijojë projektet e saj akademike”.

Ministrja e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë “Rama 4” duke marrë stafetën nga Albana Koçiu. Asokohe, në prezantimin e saj, Sala u shpreh se objektivi kryesor ishte zgjidhja e rimbursimit të barnave onkologjike. Ndër pikat e tjera që ajo cilësoi si më të rëndësishme kur mori detyrën ishte reformimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe shërbimi primar pa nevojën që qytetari të paraqitet në spital

Prej 29 vitesh, Sala ka shërbyer në shtete të ndryshme të botës në fushën e mjekësisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033