Ervin Resuli: Ekonomia rurale shqiptare nuk është gati për tregun Evropian”

Ervin Resuli, një ekspert për bujqësinë, në një intervistë për emisionin “Alert” në Ora News, theksoi se ekonomia rurale shqiptare nuk është ende në gjendje të përballojë konkurrencën me tregun evropian.

Sipas tij, Shqipëria nuk është e gatshme të përballojë modernizimin e fermave dhe blegtorale, që janë një kërkesë e rëndësishme për tregjet e BE-së.

Resuli vuri në dukje se një produkt i prodhuar në Itali, për shembull, mund të shitet në Shqipëri me kosto shumë të ulët, pasi ai nuk përballet me TVSH-në, taksën doganore, ose barrierat mbrojtëse që shpesh hasen në tregjet më të mbyllura. Ai shtoi se aktualisht, ekonomia rurale shqiptare nuk ka kapacitetet për të konkurruar as me vendet e rajonit, siç është Serbia.

Për më tepër, Resuli u shpreh se, nëse Shqipëria nuk është në gjendje të konkurojë me rajonin, BE-ja do të jetë shumë e fortë për të dhe do të “mbytet” nga konkurrenca nga shtete më të avancuara si Gjermania, Italia dhe Franca. Sipas tij, një nga mënyrat që mund të rrisë konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare është mbështetja nga skemat kombëtare dhe grantet e IPARD-it, të cilat duhet të jenë aktive deri në vitin 2025 për të mundësuar modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Resuli theksoi se këto mbështetje financiare janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve bujqësorë dhe do të ndihmojnë Shqipërinë të përgatitet për një ekonomi të hapur pa pika doganore, që është sfida e ardhshme për të përballuar integrimin e plotë në tregun evropian.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera