Nga: NDRIÇIM GJOSHI
Të shtunën, “Personazhe në Fokus” do të sjellë intervistën me sportistin Endri Magani, një emër i njohur për dashurinë ndaj sportit dhe angazhimin e tij.
Në këtë edicion të “Personazhe në Fokus”, do të shpaloset historia e Endri Maganit, një sportist i njohur dhe mësues edukimi fizik, i cili ka një karrierë të pasur që përfshin 17 vite angazhim në fusha të ndryshme sportive, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Ai është djali i ish-sportistit të Peqinit, Gugash Magani, dhe ka kaluar shumë vite në fushën e blertë që nga mosha 6 vjeçare, duke shfaqur një talent të jashtëzakonshëm dhe një dashuri të thellë për sportin.
Gjatë intervistës, Endri do të ndahen me publikun emocionet dhe eksperiencat e tij si sportist, si dhe do të flasë për marrëdhëniet me sportin dhe përvojën e tij në trajtimin e sportdashësve dhe ekipet me të cilat ka punuar. Ai do të diskutojë gjithashtu lidhjen e tij të ngushtë me Peqinin, ku është rritur dhe ku ka marrë mbështetje të fuqishme nga familja dhe komuniteti.
Intervista e tij do të jetë një rrëfim i ngrohtë dhe i ndjerë për jetën e tij, për sfidat dhe sukseset në fushën e sportit, si dhe për ndikimin që sporti ka pasur në formimin e tij si individ. Gjatë bisedës me gazetarin Ndricim Gjoshi, Endri do të ndriçojë më shumë mbi realitetin e kohës dhe mbi përvojat e tij personale si një sportist i suksesshëm dhe mësues i edukimit fizik.
Programi “Personazhe në Fokus” transmetohet çdo të shtunë në ekranin e TV Apollon dhe është një mundësi për të gjithë shikuesit, nga të rinjtë deri te të moshuarit, për të njohur më shumë rreth individëve që kanë lënë gjurmë në jetën shoqërore dhe profesionale. Ky program, i cili ka një karakter ngacmues, edukativ dhe informues, do të sjellë një pasqyrë më të thellë për jetën e çdo personazhi të ftuar dhe për momentet që ata kanë kaluar.
Shijoni këtë intervistë të veçantë me Endri Maganin, në “Personazhe në Fokus”, këtë të shtunë në orën 21:00.