Emisioni “Personazhe në Fokus” në Kosovë !

Këtë të shtunë, emisioni “Personazhe në Fokus” udhëton drejt Kosovës për të sjellë jo një, por dy personazhe të veçantë: Zyber Susuri dhe mikun e tij Pjetër Tosku, pikërisht në qytetin e Prizrenit.

Një histori e bukur miqësie mes dy familjeve shqiptare: njëra nga Zhuri i Prizrenit (Kosovë) dhe tjetra mirditore me banim në Durrës. Një miqësi që vazhdon prej shumë vitesh dhe që sjell një histori të veçantë njerëzore.

Në fokus vjen edhe jeta e Zyber Susurit, i cili ka shërbyer për 26 vite në Policinë e Kosovës, duke mbajtur detyra të rëndësishme. Miqtë dhe kolegët e njohin si “Komandant Zyberi”, ndërsa në emision ai rrëfen për jetën, sakrificat dhe dashurinë për profesionin.

Ndërsa miku i tij, Pjetër Tosku, biznesmen në fushën e ndërtimeve, tregon për miqësinë e tyre të fortë ndër vite — aty ku shqiponja flet shqip mes një populli dhe një flamuri.

Historia e dy miqve vjen përballë gazetarit Ndriçim Gjoshi.

Emisioni transmetohet çdo të shtunë, ora 21:00, në TV Apollon.

Mos e humbisni “Personazhe në Fokus”, emisionin që sjell histori nga jeta reale, pa filtra e pa ngjyra — vetëm bardhë e zi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033