Emisioni “Personazhe në Fokus” me mjeken Fatmira Rexhepi !

Këtë të shtunë, në emisionin “Personazhe në Fokus”, sjellim një histori frymëzuese: profilin e mjekes interno-kardiografe, Fatmira Rexhepi. E lindur në Perlënicë, 7 km larg qytetit të Gjilanit, ajo ka ndjekur me përkushtim rrugën e mjekësisë nga Gjilani në Prishtinë, për të kulmuar me specializimin në kardiografi në Milano, Itali.

Prej 8 vitesh, ajo jeton dhe punon në Lushnje, ku është kthyer në një emër të besuar për pacientët, me përkushtim dhe humanizëm të veçantë. Në këtë episod, mjekja rrëfen sfidat e fillimeve, shqetësimet në sistemin shëndetësor dhe përballjen me vështirësitë institucionale.

Përballë gazetarit Ndriçim Gjoshi, Fatmira Rexhepi ndan emocionet, përvojat dhe mirënjohjen për qytetarët e Lushnjes që i kanë besuar shëndetin e tyre.

Emisioni transmetohet të shtunën, ora 21:00, në TV Apollon.

Mos e humbisni !

Ndaj Postimin: