Emisioni “Na thërret Atdheu”nga gazetari Besnik Sulejmani: “Vota e diasporës, për Atdheun, apo për partitë?!”

Tema: “Vota e diasporës, për Atdheun, apo për partitë?!”

  1. Nazmi Jusufi – Hollandi
    Ekspert i Ministrisë së Drejtësisë
  2. Bardhyl Saliaj – Gjermani
    Ekspert ekonomie, sipërmarrës
  3. Aqif Bozhiqi – Greqi
    Kryetar i Shoqatës së Ushtarakeve në Rezervë
  4. Lulzim Mulliqi – Amerikë
    Gazetar dhe publicist

Çështjet:
Prej nevojës për krijimin e një vendi me demokraci funksionale dhe të një shteti të së drejtës, lind edhe përgjegjësia e shqiptarëve jashtë vendit për të votuar më 11 maj.

Përgjegjësia e diasporës për të votuar është e një peshe të rëndë, sepse buron nga liria, të cilën, nëse nuk e ushtroni, tregon se nuk e meritoni as aty ku jeni.

Liria dhe e drejta legjitime e votës, të cilat, nëse nuk i përdor si armë efektive diaspora, atëherë koha dhe historia do të gjykojnë.

Liria e zgjedhjes, çlirimi nga çdo formë varësie ndaj pushtetit, kthjelltësia në mendim dhe zgjedhje janë parimet që udhëheqin votuesit shqiptarë jashtë vendit.

Demokracia, meritokracia, liria e sipërmarrjes, mirëqenia që buron nga puna e mirëpaguar, si dhe si një shtet i çliruar nga korrupsioni dhe monopolizimi i pushteteve, janë pjesë e mendimeve që duhet të sjellin emigrantët shqiptarë jashtë vendit në votimin e 11 majit.

Diaspora voton për të ardhmen e saj, voton për Atdheun. Vota e diasporës ndëshkon krimin, korrupsionin, varfërinë dhe shpopullimin e vendit.

Ndaj Postimin: