Emisioni “Na thërret Atdheu” nga gazetari Besnik Sulejmani: “Diaspora dhe kontributi i saj për një Shqipëri më të mirë!”

Sot në orën 20:45 në TV Apollon.

Tema: “Diaspora dhe kontributi i saj për një Shqipëri më të mirë!”
Të ftuar:

  1. Silvana Bega – Suedi
    Kryetare e Rrjetit Panshqiptar të Diasporës
  2. Sadri Kortoçi – Amerikë
    Aktivist i çështjes shqiptare
  3. Irfan Abazaj – Greqi
    Sekretar i Unionit të Shoqatave Shqiptare
  4. Kastriot Malo – Itali
    Përfaqësues i Diasporës Shqiptare

Pyetje:

  1. Historikisht, diaspora jonë ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në mënyrë vitale përmes remitencave për ekonominë, ndërsa tani do të kontribuojë përmes votës edhe për politikën. Cili do të jetë ndikimi i votës së diasporës në vendosjen e standardeve zgjedhore demokratike?
  2. A do të përfaqësojë diaspora një forcë të re dhe të pavarur që mund të ndikojë dukshëm në rezultatin zgjedhor?
  3. Diaspora, për herë të parë, e sheh veten si faktor në zgjedhje. A i ka ajo shanset për të ndryshuar pushtetin, apo do të fuqizojë pushtetin e qeverisjes aktuale?
  4. E drejta kushtetuese e votës së diasporës, e mohuar për 35 vjet, më në fund do të ushtrohet nga emigrantët. Për çfarë mbështetjeje konkrete nga shteti shqiptar ka nevojë urgjente diaspora shqiptare në këtë kohë?
  5. Cili është kapitali juaj shpirtëror që do ta vini në shërbim të Atdheut?
  6. Cila është këshilla juaj për të rinjtë që po rriten në diasporë për t’i vënë në shërbim të Atdheut?
  7. Çfarë kujtoni më së shumti nga Atdheu nga i cili u larguat?
  8. Formimi i partive politike në diasporë do të jetë vendimi i duhur?
  9. A mendon diaspora më shumë për një Shqipëri më të mirë se për interesat e të ardhmes së vetë?
  10. Aty ku luftohet për pushtet e kolltuk, populli vuan nga krimi dhe korrupsioni, por edhe për bukë. Ju realisht, përse do të kontribuoni?
  11. Çfarë roli mund të luajë diaspora shqiptare e Amerikës në përparimin e Shqipërisë?
  12. Diaspora është një urë lidhëse e Atdheut tonë me botën?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera