Tema: “Partitë e reja politike,
Kreu i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori.
Lëvizja “BASHKË” është një organizim politik i qytetarëve të grupuar me vullnet të lirë në strukturat e saj të organizuara mbi bazën e ndarjes territoriale të.
Sipas Kodit Zgjedhor, partitë politike që nuk zotërojnë mandate në Kuvend duhet të sigurojnë mbështetjen e të paktën 5,000 zgjedhësve në shkallë kombëtare për t’u regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Pyetje:
1-Përse lufton Lëvizja “Bashkë”?
Për drejtësi shoqërore, për minimum jetik, paga e pensione dinjitoze, të drejta në punë, vlerësim sipas meritës dhe shërbime publike cilësore, apo për pushtet?
2-Cilat janë idetë dhe fryma juaj përparimtare që do përhapni për të siguruar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e reja parlamentare të 11 Majit?
3-A do të jenë partitë e reja politike flake kashte me zgjedhjet e vitit 2025?
4-Përse qytetarët duhet të vendosin që votën t’ia japin partive të vogla?
5-Përse partitë e vogla janë përqendruar te mesazhi negativ që duhet të japin për partitë e mëdha?
6-Eksperienca bazuar në historitë elektorale tregon se partitë e vogla tkurren në fund në mandate.
(Libra, nisma thurrje me 1/)
7-Liderët e partive të vogla janë të ndara në mendimin e ndikimit të sistemit në rregullat e garës zgjedhore, ndërsa dakordohen për votën e disponueshme?
8-Të krijuara nga ish-aktivistë dhe studiues të shkencave politike, pedagoge e tjerë, grupimet e reja politike synojnë thyerjen e oligopolit të PS-së dhe PD-së dhe vendosjen e kushteve më të barabarta për të garuar në zgjedhje. Kanë autoritet për t’a bërë, apo kanë të drejtë të flasin, po jo të dëgjohen?
9-Partitë e vogla problemet në Shqipëri në fushata zgjedhore i shkojnë te Kodi të Zgjedhor, apo përtej tij, siç është krimi elektoral? Dhe kujt mund të adresohen? Organeve të drejtësisë, apo ndërgjegjësimit të shoqërisë demokratike?
10-Tre dekada e gjysmë pas rënies së regjimit komunist dhe vendosjes së pluralizmit politik në vend, proceset zgjedhore në Shqipëri kanë dështuar për të arritur standardet ndërkombëtare, përse ka ndodhur dhe cila është risia juaj?
11-Çfarë do të bëjnë partitë e reja politike për të eliminuar ose minimizuar përsëritjen e një sërë fenomenesh negative në fushata elektorale si mungesa e lirisë së media, shit-blerja e votës, përdorimi i resurseve dhe administratës publike nga partia në pushtet?
12-Pa zgjedhje të lira dhe të drejta dhe të drejta, nuk do të ketë një garë reale dhe për rrjedhojë deformimi i votës, ose tjetersimi do bëjë që edhe përfaqësimi nuk do të jetë i tillë. Sa besoni në zgjedhje të lira dhe të drejta?
13-Ky sistem zgjedhor sipas ligjit i jep partisë më të madhe, në këtë rast PS-së, 6 deri në 7 deputet.
14-Pabarazia ekonomike përkthehet në tjetërsim vote?
15-Sistemi aktual proporcional rajonal me votë preferenciale, duke ju referuar logjikës së funksionimit, është kundër, diskriminues, apo i favorshëm për partitë e reja politike?
16-Depolitizimi administratës zgjedhore në favor të partisë në pushtet që të mos deformohet vota.
17-A keni një listë konkrete se me kë do bashkëpunoni për të pasur një front të përbashkët, apo do të dilni të vetëm në zgjedhje?
18-Për cilën forcë politike do të kishe një vijë të kuqe nga fronti i të rinjve përballë të vjetërve?
19-Nga rezultatet e publikuara nga KQZ, Arlind Qori u rendit i treti, në zgjedhjet lokale, ku siguroi më shumë vota se kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko. 13,800 qytetarët e Tiranës, ju kanë votuar por edhe ju kanë besuar. Cilat janë pritshmëritë e zgjedhjeve të 11 majit?
20-Konflikti juaj me Lapaj ishte parimor apo shou?
21-Akuzat e ish-zv.KM, Hametaj për KM dhe pushtetin janë probleme të drejtuesisë, apo edhe të juaja?
22-Pëplasje juaj me kreun e lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, zotin Lapaj tregon se bashkimi i partive të vogla në një front të vetëm opozitar duket i pamundur?