Elida Korreshi, zëri i artit dhe folklorit të Myzeqesë

Elida Korreshi është një këngëtare e shquar nga Lushnja, e cila me zërin e saj të veçantë dhe interpretimet e pasura artistike ka fituar vend të veçantë në zemrat e publikut të Myzeqesë dhe më gjerë.

Ajo njihet për ruajtjen e traditës së këngës popullore dhe asaj të lehtë shqiptare, duke përfaqësuar në mënyrë dinjitoze trashëgiminë kulturore të trevave të saj, raporton gazetari Ndriçim Gjoshi.

Nga fillimet në skenë, Elida Korreshi ka marrë duartrokitje të shumta duke u shndërruar në një yll të denjë të muzikës myzeqare, duke ecur në gjurmët e legjendës së madhe të muzikës shqiptare, Vaçe Zelës. Ajo sjell një folklor të pasur, jo vetëm në estradën profesionale, por edhe në rolin e saj në kinemanë shqiptare, ku ka marrë duartrokitje të pafundme për interpretimet e saj.

Në festivalet e këngës, Elida sjell me mjeshtëri këngët e lehta shqiptare dhe ato folklorike nga Myzeqeja, një zonë me tradita të thella artistike dhe popullore. Gjatë rrugëtimit të saj, asnjëherë nuk ka deformuar bukurinë e këngës popullore, duke ruajtur gjithmonë origjinalitetin dhe thelbin e saj.

Çdo këngë e interpretuar nga Elida Korreshi është kthyer në hit dhe ka udhëtuar larg, duke mbetur në kujtesën e njerëzve që e duan dhe e admirojnë për shpirtin dhe emocionin që sjell në interpretimet e saj. Edhe produksionet e saj të fundit muzikore, të realizuara në aktivitete publike në sheshin e qytetit të Lushnjes, kanë fituar shumë vlera artistike dhe kanë tërhequr vëmendjen e audiencës.

Elida mbetet një nga artistet më të rëndësishme të Myzeqesë, zëri i së cilës përjetohet si një trendafil i freskët në arenën muzikore, duke spikatur çdo ditë me magjinë e këngëve të saj në fonotekën artistike. Përveç çmimeve të rëndësishme që ka fituar, ajo konsiderohet një pasuri e madhe për Lushnjen dhe trevën e Myzeqesë.

Përmes këngëve të mëdha të Vace Zelës, Elida Korreshi vazhdon të ruajë shpirtin dhe thellësinë e muzikës tradicionale, duke fituar respekt dhe vlerësim të thellë nga audienca dhe qytetarët lushnjarë, që e ndiejnë atë si një zë autentik të kulturës së tyre.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033