Elektriçisti humb jetën gjatë punës në Pogradec.

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të diel në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke riparuar një defekt në rrjetin elektrik.

Viktima është identifikuar si 60-vjeçari Agim Beqiri, i cili, sipas të dhënave paraprake, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrës, duke pësuar dëmtime fatale.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 60-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nisën veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033