Një zënkë familjare në Labinot Fushë ka përfunduar me thikëzim. Policia arrestoi 35 vjeçarin B H, i cili dyshohet se goditi me thikë vëllanë e tij, 46 vjeçarin A A, pas një konflikti të momentit.
Ngjarja u zbulua kur i plagosuri u paraqit në spital me dëmtime në dorë. Policia reagoi menjëherë, identifikoi autorin dhe e arrestoi në flagrancë. Fatmirësisht, vëllai i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.
Në banesën e autorit u gjet mjeti prerës i krimit dhe disa fishekë gjuetie, të cilat u sekuestruan. Çështja tashmë është në duart e Prokurorisë së Elbasanit.


