Tirana u përshkua nga tronditje dhe frikë mbrëmjen e kaluar, kur biznesmeni i njohur Bujar Nasufi u ekzekutua në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Një ngjarje që po lë një hije të rëndë mbi kryeqytet, ku autoritetet vazhdojnë të punojnë me intensitet për zbardhjen e saj.
Fotografia e Nasufit sjell në vemendje fytyrën e një njeriu që për shumëkënd njihej si i qetë dhe korrekt. Por, fati i tij tragjik u vulos mbrëmë nga plumbat e një autori të maskuar, i cili dyshohet se kishte planifikuar gjithçka deri në detaj.
Sipas burimeve policore, ekzekutimi ndodhi në pragun e banesës së Nasufit, pikërisht kur ai po dilte nga makina dhe po i drejtohej derës së tij. Autori, i cili dyshohet të ketë vepruar i vetëm, qëlloi me pistoletë në drejtim të xhamit ballor dhe atij anësor të makinës së biznesmenit, duke e lënë të pajetë në vend.
Kjo ngjarje ka shkaktuar jo vetëm dhimbje, por edhe habi mes fqinjëve të Nasufit. Ata e përshkruajnë si një njeri të sjellshëm dhe pa konflikte, i cili jetonte një jetë normale pa pasur nevojë për masa mbrojtëse. “Nuk kemi vënë re asgjë të dyshimtë në sjelljen e tij,” shprehen ata.
Për momentin, policia ka përjashtuar mundësinë që Nasufi të ketë pasur probleme të njohura me ligjin apo konflikte të hapura me persona të tjerë. Kjo e bën edhe më të vështirë hetimin, pasi motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Ngjarja e fundit në Pallatin me Shigjeta i ka kthyer sytë drejt sigurisë publike në Tiranë. A po kthehet kryeqyteti në një arenë të krimit të organizuar? Ky është një pyetje që shtrohet nga qytetarët dhe ekspertët e sigurisë, ndërsa autoritetet punojnë në zbardhjen e detajeve të vrasjes.
Policia vijon hetimet në disa pista, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një akt hakmarrjeje apo një konflikt të fshehur biznesi. Po ashtu, kamerat e sigurisë së zonës mund të ofrojnë prova të rëndësishme për identifikimin e autorit.
Kjo ngjarje tragjike ka vënë në lëvizje jo vetëm strukturat e rendit, por edhe opinionin publik, i cili ndjen gjithnjë e më shumë pasiguri. Gjithashtu, kjo vrasje sjell përsëri në vëmendje domosdoshmërën e forcimit të masave të sigurisë në qytet.
Grupi hetimor për momentin po shqyrton gjithçka, nga lëvizjet e fundit të Nasufit deri te raportet e tij personale dhe profesionale. “Nuk do të lejojmë që kjo ngjarje të kalojë pa u zbardhur,” deklaruan burime nga Policia e Shtetit.
A do të zbulohet e vërteta pas kësaj vrasjeje misterioze? Vetëm koha dhe puna e palodhur e hetuesve mund të japin një përgjigje.