Ekipi i Komisionit Evropian vlerëson pavarësinë e Bankës së Shqipërisë

Një ekip i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian, i kryesuar nga ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Holandës, Klaas Knot, zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Qëllimi i misionit është të vlerësojë pavarësinë e bankës qendrore dhe të ofrojë këshillim strategjik të nivelit të lartë, me synimin për të përforcuar zbatimin e standardeve evropiane në këtë fushë.

Sfondi i misionit lidhet drejtpërdrejt me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe nevojën për përputhje të plotë me acquis-në dhe praktikat më të mira të Shteteve Anëtare.

Gjatë takimit me Guvernatorin, u diskutua për hapat konkretë të përafrimit të kuadrit ligjor me acquis-në evropiane, si dhe për forcimin e garancive të pavarësisë institucionale dhe financiare të Bankës së Shqipërisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033