E rëndë në Turqi/ Autori 17-vjeçar hyn në restorant dhe bën masakër! Humbin jetën 4 persona, plagosen 8 të tjerë.

Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në zonën e Tarsusit, pranë qytetit të Mersinit në Turqi, raportojnë mediat lokale.

Autor i dyshuar i ngjarjes është një 17-vjeçar i armatosur me pushkë, i cili është ende në arrati.

Sipas hetimeve paraprake, autori ka hapur fillimisht zjarr në një restorant, ku ka vrarë pronarin dhe një punonjës, ndërsa ka plagosur disa klientë që ndodheshin brenda lokalit.

Më pas, gjatë largimit nga vendngjarja, ai ka qëlluar edhe ndaj personave të tjerë, duke vrarë dy burra të tjerë dhe duke shkaktuar panik në zonë.

Forcat e rendit turke kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa zona është vendosur nën masa të shtuara sigurie.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033