E rëndë në Tiranë: Ndërron jetë një 30-vjeçare pas rënies nga kati i tretë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në kryeqytet. Sipas informacioneve paraprake, një 30-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilia Dilo Sheperi”. Shtetasja me iniciale E. Sh., 30 vjeçe, ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Familjarët e viktimës kanë deklaruar se ajo vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë
“Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën ‘Ilia Dilo Sheperi’, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Familjarët kanë deklaruar se vuante nga depresioni.”

Nëse ju ose dikush që njihni po kalon një periudhë të vështirë emocionale, kërkimi i ndihmës profesionale dhe mbështetja nga njerëz të besuar mund të bëjnë diferencë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033