SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit
Prokuroria e Posaçme ka bërë të ditur se është regjistruar procedimi penal ndaj Belinda Ballukut, aktualisht e pezulluar nga detyra, dhe ndaj ish-kreut të Tatimeve, sot deputet i Partisë Socialiste, Ceno Klosi.
Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga Adriana Kalaja.
SPAK sqaron se materiali kallëzues shtesë i ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim, është administruar në kuadër të procedimit penal nr. 95, viti 2025.
Në njoftim thuhet:
“Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal me nr. 95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kundër shtetasve Belinda Balluku, Ceno Klosi etj.
Materiali kallëzues shtesë, i ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal nr. 95, viti 2025.
Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”.


