Eria Ago, e dyshuar se ka ndihmuar Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Lartë për lirimin e saj. Kërkesa vjen pas ndryshimit të mëparshëm të masës së sigurisë, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Ago u arrestua më 26 shkurt 2025, ndërsa gjatë procesit ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit. Sipas qëndrimit të saj mbrojtës, akuzat ndaj saj nuk mbështeten në prova që të faktojnë përfshirjen në krim.
Megjithatë, gjykata ka vendosur të mos e pranojë mbrojtjen e paraqitur dhe të vijojë masën e sigurisë ndaj saj, duke e zbutur atë në “arrest shtëpie”. Çështja tashmë pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë mbi kërkesën për liri.