E dënuar me 10 vite burg në Gjermani për trafik droge, arrestohet 19-vjeçarja në Tiranë

Një 19-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Maryam Assaf, shtetase gjermane, ishte dënuar në muajin qershor 2025 nga Gjykata e Hanoverit me 10 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi u krye nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet gjermane.

Sipas policisë, 19-vjeçarja u kap në Tiranë dhe arrestimi i saj u bë në mënyrë provizore për qëllime ekstradimi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033