Dy të mitur thyejnë shkollën në Lezhë, marrin 16 laptopë dhe DVR-në e kamerave

Një vjedhje është zbuluar në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë, ku autorët kanë hyrë në ambientet e brendshme pasi kanë dëmtuar disa nga dyert e godinës.

Rasti është konstatuar nga drejtoresha e shkollës, e cila ka njoftuar autoritetet pasi vuri re dëmtime në pesë dyer dhe dyshoi për mungesë dokumentesh dhe pajisjesh.

Pas sinjalizimit, grupi hetimor nisi veprimet e para nën drejtimin e Prokurorisë, duke arritur të identifikojë dy të mitur, 17 dhe 14 vjeç, të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.

Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me katër persona të tjerë, duke dëmtuar dyert e brendshme të shkollës dhe duke marrë 16 laptopë si dhe DVR-në ku regjistrohen kamerat e sigurisë.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033