Sipas njoftimit të ESA-s, ky shënon lançimin e 14-të operativ të programit Galileo.
Satelitët e rinj, me emrat SAT 33 dhe SAT 34, synojnë të përmirësojnë qëndrueshmërinë e konstelacionit të Galileo-s, duke shtuar një shtresë rezervë që do të sigurojë funksionimin e pandërprerë të shërbimit të navigimit për miliarda përdorues anembanë botës.
Ata do të vendosen në orbitën e mesme të Tokës, në një lartësi prej 23,222 kilometrash mbi sipërfaqe.
Programi Galileo drejtohet nga Komisioni Evropian si pjesë e programit të përgjithshëm hapësinor të BE-së, ndërsa Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSP) është përgjegjëse për operimin e satelitëve që nga momenti i futjes në orbitë deri në përfundimin e ciklit të tyre jetësor.


