Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona që dyshohet se shpërndanin kokainë në lokalet e zonës së Komunës së Parisit. Arrestimet u kryen gjatë operacionit të koduar Target, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.
Të ndaluarit janë A V njëzet e tre vjeç dhe E Dh tridhjetë e tre vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas policisë, ata u kapën në momentin kur po përgatiteshin të shisnin një sasi prej dyqind e pesëdhjetë gramësh lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi lëndën narkotike, dy aparate celularë dhe një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga shitja e drogës.
Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


