Ne Durres jane zbuluar dy raste te vdekjeve, te cilat paraprakisht dyshohen si pasoje e shkaqeve natyrale. Policia njofton se trupi i pajete i nje shtetasi tetedhjete e dy vjec me iniciale H B eshte gjetur ne token e tij ne fshatin Kalush.
Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari ka humbur jetën nga shkaqe shendetesore.
Rasti i dyte ka ndodhur ne lagjen numer trembedhjete te qytetit, ku nje gjashtedhjete e dy vjecar me iniciale B M u gjet i vdekur ne banesen e tij. Edhe ne kete rast, kontrolli fillestar i trupit nuk tregoi shenja dhune dhe hetimet paraprake sugjerojne se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Policia ka njoftuar se po vijon procedurat e zakonshme hetimore per secilin rast.