Xhelal Mziu i bën thirrje SPAK-ut dhe drejtësisë të veprojnë menjëherë për të frenuar përpjekjet për blerjen e votave në Dibër.
Dy ditë para zgjedhjeve, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka ngritur akuza të forta në rrjetet sociale lidhur me përpjekjet për blerjen e votave dhe deformimin e vullnetit të qytetarëve. Ai ka denoncuar emra konkretë, të cilët sipas tij janë të përfshirë në këto aktivitete ilegale, duke përdorur metoda të ndryshme për të manipuluar zgjedhësit.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, Mziu ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë për veprim nga Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe organet e drejtësisë, duke kërkuar hetime të shpejta dhe veprime të menjëhershme për të parandaluar çdo formë të manipulimit të procesit zgjedhor. Ai ka theksuar se PD-ja nuk do të lejojë që vullneti i qytetarëve të deformohet dhe ka paralajmëruar përballje me ata që tentojnë të prekin votën e lirë.
Mziu ka publikuar një listë me emra të personave që, sipas tij, janë përfshirë në përpjekjet për blerje votash dhe intimidim të qytetarëve. Ndër ata janë individë nga Partia Socialiste, administratës dhe shtetas të tjerë të përfshirë në struktura të ndryshme. Mes emrave të përmendur janë administratori i njësisë Maqellarë, Gerald Kosiqi, drejtorë spitalesh, punonjës të bashkisë dhe individë të tjerë që, sipas Mziut, janë angazhuar për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.
Mziu ka kërkuar që këta individë dhe të tjerë të identifikuar të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë. Ai ka theksuar se blerja e votave është një formë e keqpërdorimit të demokracisë dhe që duhet të parandalohet në çdo kostos. Sipas tij, zgjedhjet e 11 majit janë një mundësi për të treguar pjekuri dhe angazhim qytetar, dhe për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin nga këto praktika të paligjshme.
Xhelal Mziu e ka mbyllur postimin e tij me një mesazh të fuqishëm, duke siguruar qytetarët e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë se Partia Demokratike do të luftojë me çdo mjet që zgjedhjet të mbeten të ndershme dhe të pastra, pa u deformuar nga ndikime të jashtme. Ai ka kërkuar nga SPAK dhe organet e drejtësisë që të veprojnë pa vonesë dhe të mos lejojnë që e ardhmja e vendit të dëmtohet nga veprime të tilla.