Dy barinjtë e denoncuar si të zhdukur në Fier gjenden shëndoshë e mirë dhe refuzojnë evakuimin

Dy barinjtë që ishin denoncuar si të zhdukur janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në zonën e përmbytur të Kularit, në Fier.

Sipas informacioneve, të dy kanë refuzuar të evakuohen, pavarësisht situatës së krijuar nga përmbytjet. Ata kanë deklaruar se do të qëndrojnë në zonë për shkak të detyrës së tyre, pasi janë të punësuar për ruajtjen e bagëtive.

Burimet bëjnë me dije se e njëjta situatë është përsëritur edhe gjatë përmbytjeve të muajit nëntor të vitit të kaluar, kur barinjtë gjithashtu nuk pranuan të largoheshin nga zona e rrezikuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033