Dy aksidente në Rrugën e Kombit, përmbyset një autobus, përplasen disa automjete

Dy aksidente rrugore janë regjistruar paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, një autobus është përmbysur në rrugë, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të jetë akulli i krijuar në sipërfaqen e asfaltit, për shkak të temperaturave të ulëta.

Në të njëjtin segment rrugor ka ndodhur edhe një aksident zinxhir, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, gjithashtu si pasojë e rrëshqitjes në rrugë.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit, si dhe për sqarimin e rrethanave të dy aksidenteve. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033