Pas një publikimi kritik në një portal për rrugën që të çon drejt varrezave në fshatin Dushk, Bashkia Lushnje, kamera e TV Apollon ishte sot në terren për të parë nga afër gjendjen reale të këtij segmenti rreth 300 metra të gjatë.
Pamjet tregojnë një rrugë në gjendje shumë të mirë, me sistem kanalizimi anësor dhe funksionale për lëvizje. Problematika e vetme e shfaqur është një gropë e vogël pranë një pusete, që sipas banorëve është shkaktuar nga kalimi i një mjeti të rëndë, dhe jo nga cilësia e punimeve.
Banorët konfirmojnë se rruga është ndërtuar 7 muaj më parë dhe u shërben në mënyrë dinjitoze për lëvizjet, sidomos në raste fatkeqësish. Ata shprehen se lajmi që qarkulloi në portale nuk përfaqëson zërin e komunitetit, por është një përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e Bashkisë Lushnje dhe kryetares Eriselda Sefa.
TV Apollon sjell realitetin siç është, për të vlerësuar investimet që preken dhe funksionojnë, dhe për të ngritur zërin aty ku ka vërtet probleme.
Gazetar: Ndriçim Gjoshi


