Banorët e lagjeve 7 dhe 8 në Durrës kundërshtuan sot shpronësimet për projektin “Lidhja e Currilave me rrugën Aleksandër Goga” ne Durres. Vlera e shpronesimit nga prona e tyre nuk iu del per te blere nje banense.
Ata kërkojnë nga bashkia sigurimin e një shtëpie përpara prishjes së pronave të tyre!
Policia arrestoi sot disa prej tyre per kete reagim.
Qendresa Qytetare i ben thirrje Keshillit Bashkiak Durres te rishikoje vleren e shpronesimit dhe te siguroje zhvendosje te qete te tyre!