Durrës arrestohet 22 vjeçari pasi iu gjet cannabis sativa në automjet

Një 22 vjeçar është arrestuar në Durrës pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, ku u gjet një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa. Shtetasi me inicialet K A., banues në Durrës, u ndalua në flagrancë dhe lënda narkotike së bashku me një grirës u sekuestruan si prova materiale.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kryen arrestimin dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033